U organizua në datat 14-15 mars 2019 Training Visit në Janinë në kuadër të Projektit IDEA- Investment Development and Empowerment Action, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira dhe mekanizmave më të mirë financiar, për mbështetjen me burime financiare nga Ndërmarrjet dhe Bizneset Sociale të grupeve vunerable dhe personave në nevojë. Axhenda dy ditore përfshiu vizita në investitor potencial në sektorin publik dhe atë privat, konkretisht në Bashkinë e Janinës, Autoriteti Menaxhues I Programit Operues në Rajonin e Epirit, Cooperative Bank of Epirus, në kompaninë PINDOS, kompania Kapsiochas dhe Organizata për Studimet Psikologjike dhe Ndërmjetësim S.P.R.I. Vizita dy ditore përfundoi me takimin përmbyllëse të partnerëve.
Takimi i parë u zhvillua në Bashkinë e Janinës për tu njohur më nga afër me aktivitetet e Bashkisë së Janinës në lidhje me Ekonominë Sociale.
Z. Antoniou, përfaqësues i Bashkisë së Janinës u shpreh se Bashkia është duke punuar për implementimin e një strategjie konkrete në lidhje me ekonominë sociale. Projekti kryesor i Bashkisë është Programi Operacional FEAD, i cili fokusohet në sektorin ushqimor dhe pajisjen me materiale sociale, gjithashtu edukimin. Përveç kësaj, Bashkia merr pjesë në zhvillimin lokal përmes Inisiativës së Komuniteteve Lokale, një program me fokus komunitetin lokal , që përfshin një pjesë aktive ‘mentorshipi’. Projekti i tretë nga bashkia Janinë, PIT Stop, është një projekt që implementohet në kuadër të Programit Interreg Greece-Italy.
Takimi u zhvendos më pas në Autoritetin Menaxhues Operacional i Rajonit të Epirit Perfaqesues nga ky institucion paraqiten veprimet që po ndërmerren në lidhje me ndërmarrjen sociale në Rajonin e Epirit ku nder te tjera perfshihej krijimi i së paku një Agjensi mbështetëse për aktorët social në zonën e Janinës, e cila do të mbështes gjithashtu gjithë Rajonin e Epirit. Mekanizmi është tashmë funksional dhe operon në zonën e Janinë. Qëllimi i këtij mekanizmi është të mbështes zhvillimin e Ekonomisë Sociale në rajonin e Epirit dhe do të financohet nga Ministria e Punës për një periudhë kohore tre vjeçare. Pas kësaj periudhe, financimi do të jetë përgjegjësi e Autoritetit Menaxhues për Programin Operacional të Rajonit të Epirit.
Vizita e fundit për datën 14 u zhvillua në ambientet e një biznesi në fushën e shitjes së automjeteve, KAPSIOCHAS S.A, për të mësuar më tepë rreth mënyrave funksionale të mbështetjes së bizneseve sociale, por gjithashtu për ti vënë ata në dijeni rreth metodave të reja që mund të përdoren në kuadër të mbështetjes së bizneseve sociale. Z. Kapsiochas u shpreh se kompania e tij ofronte mbështetje financiare në disa forma, përfshirë sponsorizimin e një atleti në zonën e Artës, apo aktiviteti i tyre nxitës përmes dhënies propozimeve te Njësitë Administrative Lokale për vendosjen e Stacioneve të Furnizimit për makinat elektrike. Përveç kësaj, ata ofronin mbështetje në organizimin e eventeve kulturore.
Dita e dyte e Training Visit
Vizita e parë u zhvillua në ambientet e Ndërmarrjes Agrikulturore të Shpendëve PINDOS, për të ndjekur nga afër modelet e zhvillimit në lidhje me biznesin social. Kjo ndërmarrje, prej më të mëdhave në Greqi, financon tashmë aktivitete të shoqatave, organizime kulturore etj., duke i mbështetur ata qoftë me fonde apo përmes ofrimit të shërbimeve të tjera. PINDOS gjithashtu është duke implementuar projekte për kërkim dhe zhvillim. Dy nga këto projekte janë në kuadër të Programit Operacional “Competitivness, Entrepreneuship and Innovation (EPAnEK-ESPA 2014-2020). Tre programet e tjera janë në kuadër të Programit Operacioinal të Rajonit të Epirit.
PINDOS gjithashtu është në mbështetje të Programeve Universitare për trajnimin e shkencëtarëve të rinj, duke vënë në dispozicion ekspert të stafit dhe gjithashtu duke financuar në aktivitetet e tyre. Kompania ka pranuar vazhdimisht një numër të madh studentësh për zhvillimin e praktikave. Ata gjithashtu janë të hapur për të financuar ide të reja, madje kanë investuar rreth 1.000.000 euro për tre ide që kanë ardhur nga Universiteti i Janinës.
Pas përfundimit në PINDOS, takimi u zhvendos në Cooperative Bank of Epirus Co. për tu njohur me programet që ata operojnë për krijimin e një ambienti më favorizues në aksesin e fondeve. Janë dy programe që kjo Bankë po implementon aktualisht, CGR dhe EASY (që lidhet me mikrofinancimet nëpërmjet Fondit Evropian të Investimeve), me fokus kryesor ndërmarrje të cilat nuk kanë akses në fonde. Projekti CGR financohet nga Komiteti Europian dhe zhvillohet në bashkëpunim me Cooperative Bank of Karditsa dhe me Cooperative Bank of Chania. Projekti i referohet ekosistemit të ndërmarrjeve sociale në Greqi dhe kishte si qëllimi krijimin e një fondi, por realizimi i kësaj duket të jetë i pa mundur për shkak të sistemit strikt ligjor Grek. Për këtë arsye, një OJF u themelua nga partnerët e projektit.
Vizita e fundit u zhvillua ne ambientet e CPRI- Company for Psyco-socaial Research & Intervention. Aktualisht CPRI është duke implementuar disa projekte, ku njeri prej tyre është funksioni i dy qendra psikologjike që operojnë 24/7 dhe ofrojnë (psychosocial rehabilitation) për persona me çrregullime mendore. Në bashkëpunim me bashkinë e Janinës, CPRI po implementon një projekt në shkallë kombëtare, për katër struktura sociale, Ushqimore Sociale, ku ushqimi dhe produkte ushqimore i shpërndahen njerëzve në nevojë, Farmaci Sociale që u ofrojnë personave në nevojë medikamente, Ferma Komunale e Perimeve. CRPI ka një fokus të gjerë në mbështetjen e shtresave më në nevojë të shoqërisë, madje ata kanë në fokus fusha të tilla si turizmi për personat e moshës së tretë.
Trining Visit përfundoi me takimin partnerëve, të cilët diskutuan në lidhje me ecurinë e projektit.